Lëkundje tërmeti në Greqi, sa ishte magnituda

Mesditën e sotme një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka tronditur  zonën e Chania-s në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në 3 km në Falassarna ndërsa thellësia fokale e tyre llogaritet në 10 km.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet që mund të jenë shkaktuar nga lëkundjet./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 15:52