Një tërmet me magnitudë 3.8 Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik 29 km nga qyteti i Durrësit.
Sipas të dhënave thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 2 kilometra.
Pëveç Durrësit , lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Lushnjën.
/albeu.com/