Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar me detyrë doganier në Port.
Bëhet me dije se 46-vjeçari ka lejuar kalimin e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.
Njoftimi i policisë:
Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë./Albeu.com/