Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të.
Pas seancës së paradites, deputetët iu drejtuan sërish Kuvendit për të bërë betimin mbi Kushtetutë.
Vasil Llajo lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u ngritën në këmbë dhe e shqiptuan atë, duke konfirmuar zyrtarisht detyrimin e tyre për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet
Ndërkaq, dy deputetë, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati i deputetit.
Kryesuesi i seancës, Llajo, tha se deputetët që nuk kanë mundur të bëjnë betimin këtë të premte, kanë mundësi që këtë të drejtë ta ushtrojnë në një moment të dytë.
Tashmë, pas betimi, deputetët do të votojnë për Niko Peleshin, i propozuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për kryetar të Kuvendit. Votimi është i fshehtë.