Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetarët për komentin e tij në lidhje me legalizimin e kanabisit, u shpreh se PD është kundër dhe e cilëson si krim. Ai tha se po vetë shpallemi Esobar të Europës.
“Kategorikisht kundër. Për PD e për shqiptarët kanabisi është krim krim e vetëm krim të legalizosh kanabisin në një vend që me shpejtësi të rrufeshme ngjitet në çatinë e botës për trafikimin e prodhimin e saj do të thotë të shpallesh veten Escobarin e Evropës. Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros.
Soros ka kërkuar të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogave, edhe pse në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona. Edi Rama tani në zbatim të kësaj praktike deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Dhe një mbështetje e fuqishme për krimin. Dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do bëjë anketën për përdorim të gjerë. Edi Rama synon të shkatërrojë qenien e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.