Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme, nisi shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Lefter Koka, për shuarjen e masës së sigurisë arrest në burg që lidhet me veprat penale, ku ai dyshohet që ka kryer në kuadër të dosjes së inceneratorin në Fier.

Gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, vendosi ta shtyrjen e seancës për në datën 20 tetorit dhe vendosi t`i drejtohej Gjykatës së Lartë për të marrë nga dosja disa procesverbale, për vendimet që lidhen me pezullimin e afateve të paraburgimit.

Pwr inceneratorin e Fierit të pandehurit u cilësuan fajtorë, por Apeli e ktheu për rigjykim.

Aktualisht, çështja ndodhet ne Gjykatën e Lartë për shkak të rekursit të bërë nga të pandehurit. Në këtë gjykatë, dosja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi me datë 21 tetor.


Shtuar 15.10.2025 12:50