Lefter Alla kërkon pafajësinë: Shiheni mirë këtë punë, i kam shërbyer popullit me ndershmëri dhe përkushtim

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar nga Gjykata e Posaҫme, që ta shpall të pafajshëm.

Në seancen e sotme, Alla dhe avokatët paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.

“Jam i pafajshem jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizes. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dore nga biznesi. Nuk pasur përvoja të tjera në administrate. Lashë biznesin tim per t’i shërbyer popullit. Kam marre nga pjesa e familjes time per t’ia vene ne dispozicion popullit”,shprehet ai.

Në fund të fjales së tij, ai iu drejtua gjykatës duke i thënë: “Shiheni me kujdes këtë punë”.

Ndërsa prokuroren e akuzoi se nuk e ka marre në pyetje.

Në përfundim, ish-kryebashkiaku kërkoi pafajësi.

Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetarja  Enkeleda Lleshi.

“Nuk kam patur tagra me shume se te leshoje urdhra si e deleguara e kryetarit. S’kam pasur dijeni se kush kompani po kryente punimet”,- tha ajo.

Sa i takon një përgjimi të prokurorisë me biznesmenin e përfshirë, ajo tha se kishte folur për shkak të detyrave të tjera .

 


Shtuar 21.12.2023 12:52