Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Poem Blu.

Megjithëse nuk u bë e ditur arsyeja e ndarjes së tyre, burime të ndryshe treguan detaje asokohe se shkak i ndarjes u bë dëshira e Sarës për të ndjekur karrierën në ekranet televizive (për të cilën Ledri Vula nuk ishte dakord), dhe projekte të ndryshme si pjesmarrja në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Ndërsa Sara ka qenë më e rezervuar për ndarjen nga Ledri , reperi ka folur më hapur për këtë periudhë të jetës së tij në intervistën me Arbana Osmanin në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, dhënë në nëntor të vitit të kaluar.

Pas ndarjes, mediat rozë kanë aluduar disa herë për lidhje të mundshme të Ledrit, fillimisht me Rina Zajtin dhe më vonë me Xhensila Myrtezajn.

Mirëpo këngëtarja ka mohuar çdo përfshirje romantike, duke theksuar se afrimiteti i tyre lidhet vetëm me bashkëpunimin muzikor të fundit.

Ndërkohë, burime të ndryshme raportojnë se edhe Sara Hoxha është në një lidhje të re dashurie.

Partneri i saj i ri nuk është personazh publik, ndërsa burimi shton se ata kanë qenë në njohje prej disa muajsh, përpara se të vendosnin ta konkretizonin marrëdhënien.

Ende nuk ka një reagim nga vetë Sara Hoxha lidhur me lajmet e përhapura në media.


Shtuar 3.06.2025 21:22