Leao: Nuk mund t’i thoja ‘jo’ Milanit, por ishte shumë e vështirë

Rafael Leao sot është një nga lojtarët më të mirë të klubit të Milanit.

Performanca e jashtëzakonshme e portugezit ka bërë që shumë ekipe të mëdha në Europë të vihen pas tij, me Chelsea në krye.

“Ardhja në Milano në moshën 19-vjeçare ishte e ndërlikuar, më dukej se nuk mund ta përballoja presionin dhe nuk mund të përgjigjesha mirë në fushë. Megjithatë, kur Milani më kërkoi, nuk mund t’i thoja jo.

Nuk mund ta humbisja mundësinë që më dhanë, por klubi më bëri të kuptoij se nuk kishin ndërmend të më shisnin sepse besonin te unë. Besimi i tyre më ka ndihmuar të rritem dhe të përmirësohem.

Ndjej se jam një burim i çmuar për klubin dhe ekipin”, është shprehur Rafael Leao./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.10.2022 18:42

Tags: ,