Lazarati ndëshkon sërish Partinë Socialiste, 88% e zgjedhësve votuan për Partinë Demokratike

Ndërkohë që shumë pak kuti na ndajnë një rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, me rreth vetëm 5 përqind të kutive në rang kombëtar ende të pa numëruara, rezultati që ka tërhequr vëmendjen është ai i Lazaratit.

Duket se zgjedhësit nuk ia kanë falur socialistëve aksionin e viteve më parë, duke i “ndëshkuar” sërish me votë.

Në shifrat më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë 1321 vota, pra 87.77 %.

Ndërkohë që Partia Socialiste e Shqipërisë, ka siguruar vetëm 146 vota, pra 9.70 %.

Forcë e tretë rezulton Partia Mundësia me 16 vota (1.06%).

 


Shtuar 13.05.2025 12:26