Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serge Lavrov ka akuzuar Perëndimin dhe Aleancën e Atlantikut Verior si shkaktare për shkatërrimin e dimensionit politiko-ushtarak të OSBE-së.
Komentet, Lavrov i bëri nga Shkupi, ku ishte pjesëmarrës në Samitin e OSBE-së, duke thënë se në vitin 1999, NATO kreu agresion brutal kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së, dhe i shkëputi padrejtësisht Kosovën.
“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu agresion brutal kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu mor Kosova pa asnjë referendum”, deklaroi Lavrov.
“Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e tij janë të paqarta”, tha ministri i Jashtëm i rusisë, Lavrov.