Interi mposhti 3-0 Milanin në derbin e Madonninës, i cili ishte i vlefshëm për Kupën e Italisë. Një fitore kjo që i dërgon zikaltërtit e Simone Inzaghit në finalen e këtij kompeticioni.
Një nga protagonistët kryesorë të këtij triumfi ishte padyshim edhe argjentinasit Lautaro Martinez, i cili shënoi dopietë në portën e kuqezinjve.
Pas ndeshjes “El Toro” u shpreh se golat iu dedikon prindërve të tij, të cilët e ndjekën djalin e tyre nga tribuna.
Jam i lumtur sepse po luajmë një tjetër finale, ne punojmë për ta sjellë Interin në krye dhe sonte e dëshmuam sërish. Tifozët janë të kënaqur dhe po ashtu edhe ne.
Nëna dhe babai erdhën për të më vizituar mua dhe familjen time, kështu që ata ishin në tribuna. Nuk mund të kërkoj më shumë, golat dhe kjo fitore janë për ta, pasi më shtyjnë dhe më mbajnë vazhdimisht lart.
Siç e thashë edhe më parë, ka gjëra që thuhen që nuk më pëlqejnë, por unë e mbroj këtë fanellë, klubi ka shumë besim tek unë dhe përpiqem t’i shpërblej në fushë, kjo është ajo që ka rëndësi”, theksoi fillimisht Lautaro.
A mundet që fitimi i Derby della Madonnina në Kupën e Italisë t’i japë Interit vrullin në garën e Scudettos? “Ne e dimë se kemi humbur disa pikë të rëndësishme, kështu që duhet ta marrim ndeshjen një nga një. Është e vështirë, na kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe duhet t’i përballojmë të gjitha në të njëjtën mënyrë që bëmë këtë mbrëmje”, përfundoi Martinez. /h.ll/albeu.com