Frutat që blejmë në markete janë kryesisht të spërkatura me pesticide dhe të depiluara në mënyrë që të qëndrojnë më gjatë dhe të duken bukur.
Zakonisht larja nën ujë të rrjedhshëm shpesh nuk mjafton sepse nuk mund të largojë të gjitha substancat e këqija në fruta.
Doktoresha Jacquel Peterson zbuloi mënyrën se si ajo lan frutat, e cila është efektive për heqjen e pesticideve.
Ajo ka shpërndarë një video në profilin e saj në Instagram, në të cilën shpjegoi se përdor një përzierje me lëng limoni, ujë acid dhe kripë në të cilën vendos direkt frutat, shkruan albeu.com.
Me shembullin e rrushit, ajo tregoi se si ia del, por edhe si duket uji në të cilin fruti qëndroi për pesë minuta. Pas vetëm pesë minutash, përzierja në të cilën qëndronte frutat u bë e turbullt dhe me grimca të vogla të zeza, pra papastërti.
Shumë u emocionuan me trukun e saj, ndaj falënderuan për këshillat në komente dhe thanë se deri më tani frutat i kanë larë vetëm me ujë të thjeshtë, por që tani do ta ndryshojë këtë.
Gjithashtu, disa në komente zbuluan se përdorin vetëm uthull dhe ujë për larjen e frutave . /albeu.com/
View this post on Instagram