Mëngjesi i sotëm ka nisur me një mot goxha të ftohtë. Por temperaturat janë normalizuar pas orës 9. Dita e sotme pritet përgjithësisht e kthjellët. Në zonat malore tërmometri do të shënojë minimumin -5 gradë dhe maximumin 5 gradë. Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat do të varjojnë nga 0-12 gradë.
Gjatë ditës së nesërme, termometri do të shëojë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit dhe më të ndjeshme në mesditë. Përgjithësisht do të mbizotërojnë kthjellimet.
Të lidhura
None found
Ndërsa dita e premte dhe e shtunë sjellin vranësira dhe prezencë të reshjeve. Të premten kemi reshje të pakta vonë në mbrëmje, përgjithësisht në jug dhe zonat qëndrore. Dita e shtunë sjell reshje në të gjithë teritorin shqiptar.
Temperaturat për të premten dhe të shtunën do të jenë nga -2 deri në 13 gradë celcius, bën me dije meteorologia Tanja Porja.
Këto kushte atmosferike që nuk kanë asnjë ndryshim me muajt e dimrit në vendin tonë, priten të jenë të pranishme në 10 ditët e para të Marsit./albeu.com/
