Larg politikës si producente, Kryemadhi si kurrë më parë rrëfen rolin si aktore: Dikur derë më derë për votën, sot për financimin

Teksa prej kohësh është larg politikës, Monika Kryemadhi shumë shpejt do t’i tregojë shqiptarëve një talent të fshehur, atë të aktrimit. Ajo ka marrë pjesë në një film, ku përveçse aktore, është dhe producentë.

Kryemadhi tha sot në ‘Kjo javë’ në News24, se filmi del në janar.

“Më mbytën kur thash që jemi nënë e bijë. Por ka shumë skena të tjera atje. Palestrën e lashë nga 5 muaj se kam pasur punime në shtëpi. Tani e kam rifilluar. Por punimet në shtëpi ishin palestër Jam producentë e filmit. Ka mbaruar xhirimet. Shpresoj që ta nxjerrim në janar filmin. Do të shihni një Monikë tjetër. Të fut në një botë tjetër. Nëse më parë trokisje derë më derë për votën, tani për të financuar filmin. Ka elementë të boksit brenda.”, tha ajo.


Shtuar 8.11.2025 20:15