Lara Colturi shpallet kampione Bote, reagon Rama: I solli Shqipërisë medaljen e parë të artë në ski

Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive është shpallur kamione e botës për të rejat në Ski.

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar skiatoren, Lara Colturi, për medaljen e artë që përfaqësuesja e Shipërisë mori në Kampionatin Botëror të të Rinjve në St. Antonio.

Ai thotë se Lara i solli Shqipërisë medaljen e parë të artë në ski.

 

16-vjeçarja italiane me pasaportë shqiptare garoi në Kampionatin Botëror të të Rinjve në St.Anton të Austrisë ku u shpall kampione e botës në Super Gjigand./albeu.com/


Shtuar 20.01.2023 18:10

Tags: