Lançohet iOS 16 dhe watchOS 9, gjithçka që duhet të dini për përditësimin e madh të Apple

Përmirësimet e softuerit për iPhone dhe iWatch do të sjellin risi. Apple planifikon të lëshojë përditësime tsot  duke shtuar veçori dhe dizajne të reja për pajisjet. iOS 16 dhe watchOS 9 ndryshojnë plotësisht ekranin e kyçjes, të rinovojnë njoftimet dhe të shtojnë fytyra të reja.

Ja çfarë duhet të dini për përditësimet

Kur mund ta shkarkoj?

Shkarkimet për përditësimet e iOS dhe watchOS zakonisht fillojnë rreth orës 18:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar (13:00 në Nju Jork; 03:00 në Sydney). Të gjitha pajisjet e pranueshme të Apple do të jenë në gjendje të shkarkojnë dhe instalojnë përditësimin në momentin që ai lancohet.

Cilat pajisje mund ta marrin shkarkojnë?

Të gjithë telefonat inteligjentë të Apple nga iPhone 8 i vitit 2017 tek më i riu mund të instalojnë iOS 16. Po ashtu edhe të gjitha orët e Apple nga Seria 4 e vitit 2018, deri tek më të reja mund të instalojnë watchOS 9.

Sa do të kushtojë?

Përditësimi është falas nga Apple. Nëse ju kërkohet të paguani për një përditësim, ka të ngjarë të jetë një mashtrim.

iOS 16

iOS 16; Kjo është gjithçka që duhet të dini për

Dizajn i ri i ekranit të kyçjes

Ekrani i kyçjes është rinovuar, me personalizim shumë më të madh dhe një ndryshim në mënyrën e shfaqjes së njoftimeve. Tani shfaq datën, orën dhe një rresht miniaplikacionesh informacioni. Mund të ndryshoni stilin dhe ngjyrën e kohës, të shtoni informacione të tjera krahas datës dhe të personalizoni sfondin me një efekt 3D me disa imazhe.

Aktivitetet e tjera, si psh. muzika, qëndrojnë mbi grupin e njoftimeve në fund të ekranit, duke i bërë ato më të lehta për t’u arritur me njërën dorë.

Passkeys

Çelësat dixhitalë të vërtetuar nga fytyra ose gjurmët e gishtave në një iPhone mund të përdoren për t’u identifikuar në faqet e internetit, aplikacionet dhe shërbimet në vend që të përdorin një fjalëkalim të zgjedhur nga ju. Por tani do të funksionojë edhe në produkte jo të Apple, si p.sh. hyrja në një televizor inteligjent duke skanuar një kod QR me iPhone dhe më pas duke e konfirmuar me fytyrën ose gishtin tuaj.

Passkeys sinkronizohen duke përdorur iCloud Keychain dhe mund të rikuperohen nëse humbni ose dëmtoni iPhone tuaj.

Ndryshoni iMessages dhe mos dërgoni nga Mail

Mesazhet e dërguara tani mund të modifikohen ose hiqen, për shembull kur i keni dërguar diçka grupit të gabuar, brenda 15 minutave të para. Ju gjithashtu mund t’i shënoni mesazhet si të palexuara për më vonë, ashtu siç ndodh edhe me emailet.

Kërkimi në aplikacionin Mail është përmirësuar dhe tani mund të anuloni dërgimin e një emaili brenda 10 sekondave. Mail do të shfaqet gjithashtu një paralajmërim nëse harroni të bashkëngjitni diçka në një email ose nuk arrini të shtoni një marrës.

Pritini automatikisht objektet nga imazhet

iOS 16; Kjo është gjithçka që duhet të dini për

Objektet mund të priten nga sfondet e tyre dhe të kopjohen nga imazhet në foto. Ju gjithashtu mund të shkruani dhe diktoni në të njëjtën kohë në tastierë dhe të futni emoji me zë. Face ID do të funksionojë gjithashtu kur telefoni mbahet në orientim “peizazhi” (landscape).

Njoftimet nuk e pushtojnë më ekranin kur e përdorni në mënyrë aktive, por do shfaqen me banderola më të vogla që mund të zgjerohen.

iOS 16; Kjo është gjithçka që duhet të dini për

Aplikacioni i stërvitjes ka disa përmirësime. Ora mund të tregojë më shumë detaje si psh. gjatësia e hapit, koha e kontaktit me tokën, lëkundjet vertikale dhe zonat e rrahjeve të zemrës. Stërvitjet mund të personalizohen me sinjalizime për ritmin, rrahjet e zemrës, kadencën dhe fuqinë.

Ilaçet dhe gjumi

Aplikacioni shëndetësor “Health” tani mund t’ju kujtojë të merrni medikamente dhe të mbani një regjistër direkt nga kyçi i dorës. Gjithashtu është përmirësuar gjurmimi i gjumit, me fazat dhe grafikët e krahasimit në aplikacionin në iPhone./TheGuardian


Shtuar 12.09.2022 18:41