Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.

Futbollisti i Barcelonës zgjodhi një mënyrë tepër romantike për ta bërë publike marrëdhënien: një postim në Instagram Story për ditëlindjen e 25-të të artistes.

Në imazh, Yamal shihet duke e mbajtur Nicole nga beli, ndërsa përpara tyre qëndron një tortë e madhe e rrethuar nga petale trëndafilash.

Pas tyre, një buqetë gjigante me trëndafila plotësonte skenën, të cilën futbollisti e shoqëroi me emoji zemrash, duke lënë pak vend për dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Dyshja ka kaluar një pjesë të mirë të verës së bashku. Javën e kaluar ata u fotografuan në një pushim luksoz në Monako, ku qëndruan në hotelin “The Maybourne Riviera”, me çmim 2,700 euro nata.

Nicole gjithashtu ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së futbollistit në korrik, ndërsa muajin e kaluar të dy u panë duke shkëmbyer puthje në një klub nate.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk është marrë seriozisht nga të gjithë. Babai i Yamal, Mounir Nasraoui, në një prononcim për mediet tha se nuk ka dijeni për marrëdhënien e djalit të tij dhe madje pohoi se nuk e njeh aspak Nicki Nicole.

“Nuk e di kush është, as si duket fytyra e saj. Nuk përfshihem në këto aspekte të jetës së tij, përveç nëse bëhet fjalë për diçka serioze”, deklaroi ai, duke shtuar se vetë preferon muzikën amerikane ndaj asaj latine.

Ky konfirmim publik e vendos Lamine Yamal dhe Nicki Nicole si një nga çiftet më të komentuar të momentit, duke ndërthurur botën e futbollit me atë të muzikës urbane latine.


Shtuar 25.08.2025 15:25