Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes dhe rrethit të tij të afërt.
Lala tregoi se Veliaj është pyetur në SPAK për udhëtime jashtë vendit, pagesat me karta dhe detaje të tjera që mund të ndihmojnë hetuesit në hetimin pasuror që ka nisur për të.
“SPAK ka regjistruar procedim penal nr 27 të vitit 2024 për veprën penale të korrupsionit pasiv mbi bazën e një kallëzimi, nuk e di kallëzuesin edhe pse kam dyshim të fortë. Ka dyshime që Veliaj dhe rrethi familjar kanë përfituar rryshfet nga individë dhe kompani që kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës.
Ka patur hetim nga Prokurora e Tiranës për biznesmenin Elman Abule, këtu është zanafilla. SPAK nga korrupsioni ka kaluar në sitë gjithë pasuritë e Veliajt dhe familjarëve. Ligji parashikon që çdo person që është duke u hetuar për korrupsion, automatikisht ndaj zyrtarit të lartë nis hetimi pasuror. Çfarë ndodh? U kërkohen të dhëna gjithë institucioneve.
Shikohen lëvizjet, hyrje daljet, kartat që ka përdorur, etj. Në këtë kuadër prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme që Veliaj është përfshirë në këtë aferë dhe është thirrur për tu marrë në pyetje.
Është pyetur për udhëtimet që ka bërë jashtë vendit, për disa biznesmenë që kanë qenë në të njëjtin avion. Është pyetur për disa leje ndërtimi për persona që rezultojnë me marrëdhënie pune me bashkëshorten. Është pyëtur për karta që janë përdorur. Vjehrra e zotit Veliaj, ka një studio ligjore, e cila ëhtë kontrolluar me vendim gjykate dhe janë marrë dhjetëra fatura, që kanë dhënë konsulencë juridike.
Janë duke parë tenderat dhe aktivitetin e OJF, Harabelit, që e drejton Ajola Xoxa. Në bizneset e Ajola Xoxës është gjetur shumë e konsiderueshm parash. Si ka mundësi që një person deklarues, që duhet të informojë ILDKPI… Thelbi është që prokurorët kanë dyshime të arsyeshme.
Nga ana tjetër nuk mund të relativizojë faktin, që ky njeri që dyshohet se ka firmosur leje ndërtimi për kompani, që bëjnë transferte për OJF e bashkëshortes dhe pretendohet se kanë marrë konsulencë juridike. E njëjta gjë me kompaninë e të vëllait.
Denoncuesi nuk është i rëndësishëm. Mund të ketë edhe letër anonime, SPAK mund ta nisë hetimin edhe kryesisht. Veliaj po tenton të na fusë në kurth, duke u marrë me denoncuesin. Për mua rëndësi ka vetëm një, a qëndrojnë faktet që pretendojnë prokurorët. A ka përfituar Erion Veliaj para?
Ka dhjetëra transferta në llogaritë e kompanive të Ajola Xoxës, që sipas prokurorëve janë të pajustifikuara. Dyshohet po kështu se janë bërë fatura fiktive.
Ndërsa për 5D, është mbyllur hetimi për zyrtarët e Bashkisë dhe po vijon një hetim tjetër, pra historia për aferën 5D nuk ka përfituar.”, tha Lala.