Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës: U morën celularët e vartësve

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar akuzat e kryetari të bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili dy ditë më parë u mor i pandehur nga SPAK-u. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala zbuloi akuzat ndaj Isait, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë dhe një ujësjellës në Korçë dhe për këto prokuroria ka edhe bisedat e eprorit me vartësit. Lala thekson se Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin.

“Është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë, sepse kjo rrugë është shembur disa herë dhe ka patur probleme me rritjen e kostove. Zoti Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin.

Njëra ka të bëjë me rrugën Korçë-Ersekë në favor të kompanisë fituese dhe tjetra ka të bëjë me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e Korçës. Zoti Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza bashkë me personat e tjerë. Pjesa tjetër për shpërdorimin e detytës, falsifikimin e dokumenteve dhe të korrupsionit, janë veçuar dhe hetimi për këtë pjesë është duke vijuar.

Aty ka edhe komunikime. Në momentin që zoti Isai është marrë në pyetje dhe janë marrë celularët e vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, zonja që është vartëse komunikon se si plotësohen dokumentet dhe kur janë analizuar me procedurat tenderuese, sipas prokurorëve ka shkelje,” tha Lala.


Shtuar 25.09.2025 22:50