Lala: Në Ekuador dhe Bolivi personi më i kërkuar është një shqiptar

Gazetarja Klodiana Lala ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live” ku ka folur për situatën e grupeve kriminale shqiptare.

Lala është shprehur se në Bolivi dhe Ekuador një shtetas shqiptar po kërkohet me lupë por nga ndërtimi i veçantë që kanë grupet shqiptare është e vështirë të arrestohet. Ajo deklaroi se ky shqiptar nuk figuron me emrin e tij në ato vende.

“Debati im më i madh që kam pasur me ekspertët është pse shqiptarët janë kaq të ekspozuar kur porti hyrës i europës është Roterdami.  Grupet kriminale janë me bazë familjare dhe gjinore, janë agresivë, ata përdorin hakmarrjen dhe e bëjnë nëpërmjet kallashnikovit. Nëse një grup kriminal shkatërrohet në Britani aty mbaron gjithçka ata nuk kalojnë në vetëgjyqësi. Në një vend me 2.5 milionë njerëz kemi aq shumë grupe kriminale.

Autoritetet në Ekuador dhe Bolivi po kërkojnë me qiri një shqiptar i cili nuk figuron me emrin e tij në këto vende. Ky mbrohet sepse nga karakteri i këtyre grupeve kriminale dhe mënyra se si këto operojnë i sigurojnë vazhdimësi. Të ketë 10 grupe me 65 milionë banorë është e mirkuptueshme dhe të ketë 10 grupe me një vend 2.5 milionë banorë është e vështirë. Jam e prirur për ta parë në dritën e akteve pa e ekzagjeruar, problemi është që vendi është në një moment kritik dhe duhet të kemi bashkëpunim me të huajt që të shkatërrohen këto grupe dhe historia e Jan Prengës është një nga më të rëndat” – u shpreh Lala.


Shtuar 29.06.2023 22:42