Makina e policisë përplaset me mjetin në Gjirokastër, 3 të lënduar, mes tyre një efektiv

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Në aksident janë për përfshirë një automjet policie dhe një makinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lazarat, në vendin e quajtur Kordhocë.

Perplasja ka qenë frontale dhe ka shkaktuar dëmtim të rëndë të dy personave të përfshirë në aksident njëri prej të cilëve është efektiv policie.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S.B.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 29.06.2024 16:48

Tags: