Lajçak: Dialogu Kosovë – Serbi nuk është teknik, por politik

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur se nuk ka dialog Teknik, por politik. Më tej ai tha se, nuk shikon arsye, por sheh sesi të zgjidhë problemin.

“Më pëlqen të citojë Nelson Mandelan, që ka thënë ‘gjithmonë mund të duket e pamundur, derisa arrihet’. Unë jam menaxher, e bëjë, kur e shoh problemin shikoj për zgjidhje, e jo arsyetime. Jam në dijeni të gjitha gjërave, zgjedhjeve, prioriteteve të BE-së, por a është arsye për të mos bërë gjë. Sigurisht jo. Unë u them kolegëve nëse ka alternativë më të mirë sesa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e integrimi i rajonit në BE, atëherë më thoni e do të hiqi dorë. Por nuk ka. Nuk na ndihmon asgjë të ulemi e ankohemi”, ka thënë Lajçak në tryezën e organizuar nga European Policy Centre.

“Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike. Çdo gjë është shumë politike. Dëgjova kryenegociatorët në Bruksel, diskutuam për shumë orë gjatë dy ditëve, nuk kishte asnjë gjë teknike, çdo gjë ka ndikim politik. Dialogu është politik”, tha më tej ai./albeu.com

 

 


Shtuar 13.09.2021 16:35