Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, takohen me Vjosa Osmanin

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dëguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë mbërritur në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

T7 po e përcjell nga afër vizitën e dy diplomatëve, të cilët në orën 17:00 do të shkojnë në Qeveri për t’u takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak dje në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre, ka siguruar emisari evropian.

“Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale, ka thënë Lajçak, duke mos treguar se cilat tema do të diskutohen. Tha se “do t’ju informojë në fund, pas vizitës”./Express


Shtuar 31.01.2022 17:09