Laert Haxhia dyshohet se përdori qelinë e dikujt tjetër, çfarë u gjet nga kontrrolli blic në burgun e Drenovës një javë më parë

Kontrolli i befasishëm një javë më parë në burgun e Drenovës nuk ka shkuar “bosh”. Një celular dhe lëndë narkotike kanabis janë gjetur në qelinë e një të dënuari me inicialet Xh.L. Sipas raportimeve në media, dyshohet se telefoni i përket Laert Haxhiut, i njohur për masakrën e Lushnjës.

Pritet që ekspertiza të zbulojë nëse i përkasin vërtetë Laert Haxhiut, pasi deri më tani është në kuadër të dyshimeve. Nëse rezulton e vërtetë, kjo nuk është hera e parë që Laert haxhiu kapet me celularë në ambientet e qelisë.

Gjetja e celularëve dy muaj më parë në qelinë e Laert Haxhiu, kushtoi “kokat” e Fatjon Fashos dhe Sokol Kaçolit, drejtorit të burgut dhe shefit të policisë së këtij burgu, të cilët u shkarkuan nga detyra.

Laert Haxhia njihet për masakrën e Lushnjës, një person me rrezikshmëri të lartë dhe kreu i një grupi kriminal që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime të ndryshme.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së këtij qyteti.

Laert Haxhia rreth dy muaj më parë ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes pas raportimeve në media se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti ka vizituar për takim “special” të dënuarin me burgim të përjetshëm, por ky pretendim u hodh poshtë nga avokati Detar Hysi.

Mbrojtësi ligjor i Laert Haxhiut, u shpreh asokohe se asgjë s’është e vërtetë dhe se për këto akuza dhe aludime, do të flasë shumë shpejt drejtësia.


Shtuar 29.09.2025 19:16