Laburistët e Keir Starmer, janë rikthyer zyrtarisht në pushtet pas 14 vitesh në Britani, pasi kaluan pragun e 326 vendeve për të formuar një qeveri të vetëqëndrueshme, me rezultatet e zgjedhjeve që konfirmojnë exit poll-in që u publikua vetëm pak kohë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Starmer do të bëhet kryeministër dhe mund të formojë një qeveri të shumicës. Pak pas orës 4 të mëngjesit, Starmer mbërriti në një nga qendrat më të mëdha të votimit në Londër.
“Ne ia dolëm! Ndryshimi fillon tani. Katër vite e gjysmë punë duke ndryshuar partinë. Kjo është ajo për të cilën është: një parti e ndryshuar e punës, e gatshme për t’i shërbyer vendit tonë, e gatshme për të rikthyer Britaninë në shërbim të njerëzve që punojnë”, u shpreh ai.
Starmer tashmë përgatitet për numrin 10 të Downing Street, rezidencën e kryeministrit, ndërsa orët kalojnë dhe numërimi i votave vazhdon, rezultatet e exit poll-ve konfirmohen solemnisht-diçka që Rishi Sunak e ka pranuar publikisht, i cili i telefonoi pasardhësit të tij, Keir Starmer, për ta uruar atë.
Laburistët arrijnë fitoren historike, duke u rikthyer në pushtet pas 14 vitesh qeveri konservatore. Më i madh se ai i Tony Blair, në vitin 1997, pasi pas pesë kryeministrave konservatorë, Brexit, masave shtrënguese, krizës në fuqinë blerëse dhe përkeqësimit të sistemit shëndetësor publik, konservatorët pësuan një humbje masive, dërrmuese, duke u përballur me pakënaqësinë e popullit britanik.