Laboratori i drogës në Fier, prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim

SPAK e ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës që u zbulua një vit më parë ne fshatin Frakull të  Fierit.

Tashm Prokuroria e Posaçme pritet t’i drejtohet gjykatës  me kërkesën për kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të  Viktor Çervanakut, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës  së  këtij  të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë kreu i grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Mësohet  se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe procedimi është veçuar për të zbuluar rolin e tyre në këtë aktivitet.

Kujtojmë që dhjetorin e kaluar në  oborrin e banesës  së Viktor Cervanakut janë  gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje kishte rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Droga u zbulua nga një  operacion i  SPAK në bashkëpunim me DEA dhe policinë  malazeze.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri  ajo përpunohej  me destinacion tregun europian. Ndërsa dy shtetasit  kolumbianë që do të nxirrnin lëndën narkotike nga plehu kimik u arratisën dhe i shpëtuan operacionit të policisë


Shtuar 1.12.2023 12:07