La të vdekur 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, mesazhi i koduar në bluzën e të riut serb

Tre ditët e fundit Serbia është tronditur vazhdimisht nga vrasjet e rënda dhe numri i madh i viktimave.

E fundit u shënua një natë më parë ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Uroš B. Është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit , tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj. “Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e vrasësit masiv.

Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit .

Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.

Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste


Shtuar 5.05.2023 12:55