“La Reppublica” korigjon veten dhe lajmin për Ramën

Një lajm i publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ gjatë paradites së sotme, sipas të cilit Kryeministri Rama pati një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë.

I pari që hodhi poshtë lajmin ishte Kryeministri Rama i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit Report.

Menjëherë pas tij, duket se ka reflektuar edhe vetë media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e “telefonatës së tërbuar” që nuk ndodhi kurrë.

RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t’u dëgjuar.

Konkretisht, në versionin e ri të shkrimit, La Reppublica shkruan se drejtori i RAI, “mori edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën për t’u dëgjuar në lidhje me episodin e Raportit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve.”


Shtuar 23.04.2024 17:49