La pas dy fëmijë të mitur, dërgohet për në banesën e fundit 35-vjeçari që humbi jetën dje në “Tiranë-Durrës”

Është dërguar për në banesën e fundit 35-vjeçari Visa Meshi që humbi jetën në një aksident tragjik ditën e djeshme në aksin Tiranë-Durrës. Meshi ishte duke drejtuar makinën e tij tip “BMW X5” me të cilën udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë teksa ajo doli nga rruga duke bërë që shoferi të humbiste jetën.

Meshi u dërgua për në banesën e fundit gjatë paradites së sotme, i shoqëruar nga të afërmit, miqtë dhe të njohur ne vendlindjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mëngjes, ndërsa dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMË X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

Të afërmit e tij në rrjetet sociale kanë shprehur ngushëllimet për ikejn e parakohshme të 35-vjeçarit.

“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty”, shkruan një prej të afërmve.

“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, shkruan një tjetër./albeu.com/

 

 


Shtuar 17.06.2023 11:28