Deputetja demokrate Grida Dumë është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka mbështetjen e Kolegjit të Kryetarëve. Më tej ajo tha se PD duhet të dalë nga konfliktet “cic-mic”.
“Të gjitha organet e PD nëse kërkohet të respektohet duhet të respektohet. Duhet të kemi kujdes nëse janë organet e votuara sidomos në këtë kohë. Sot jemi në një situatë që pa dyshim duhet të kemi në krye të punës njerëz që përfaqësojnë votën e elektoratit. Nuk është mirë të zvarritet procesi.
Nuk kam bindjen që Kolegji i Kryetarëve e mbështet Lulzim Bashën, mediat nuk përfaqëson kolegjin e kryetarëve. Kryetarët zgjidhen me votë por kur janë të emëruar ata përfaqësojnë shumicën. S’duhet të kuptojmë që PD të jetë e madhe duhet të dalë nga konfliktet “cic – mic”. Është një dakordësi që vjen nga 6 marsi. Ka pasur vota të grupit të foltores që janë bashkuar për inceneratorët. Çështjet e opozitës duhet t’i kalojë këto”, tha Duma.