Universiteti Western Balkans falë adoptimit të metodave të reja inovative të edukimit duke bërë një ndërthurje të teorisë me praktikën, ka bërë të mundur që 30% e studentëve të Infermierisë të punësohen në Spitalin Amerikan dhe Hygeia që në vitet e para të studimeve.
Një prej këtyre studentëve është edhe Vjosana Demiraj, e cila tashmë është pjesë e ekipit të Spitalit Amerikan. Ajo ndan me ne përvojën e saj dhe rëndësinë e kësaj mundësie të hershme për integrim në tregun e punës.
“Kurrikula e Inferimerisë në WBU ka një përpjekje të vazhdueshme për të aplikuar teorinë në situata reale, dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për zhvillimin tim professional”, tregon Vjosana.
Ajo thotë se “puna në Spitalin Amerikan ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për mua. Kam mësuar të menaxhoj situata të ndryshme dhe të marr vendime të shpejta dhe të sakta, gjë që është esenciale në profesionin tonë”.
Universiteti Western Balkans është i vetmi Universitet në Shqipëri i cili ofron praktika të paguara që në vitin e pare të studimeve, kurrikula të përshtatura me tregun e punës dhe punësim të sigurtë pas studimeve.