Ky është personi që vodhi targën diplomatike në Tiranë, ende i paidentifikuar, policia dyshon se…

Publikohet foto e autorit që dyshohet se vodhi një targë diplomatike nga ambasada e Polonisë në Tiranë, disa ditë më parë.

Foto është siguruar nga policia, e cila përmes pamjeve të kamervave të sigurisë në rrugën “Skënderbeg” e njohur si Rruga e Ambasadave në Tiranë ka mundur të fiksojë autorin e dyshuar të vjedhjes, por deri tani ka qenë i vështirë identifikimi i tij.

Dyshohet se autori kund të ketë vjedhur targën diplomatike për efekt përdorimi në ngjarje kriminale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./albeu.com/ 


Shtuar 23.06.2023 11:29