Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj pak orë pas daljes nga operacioni, duke i siguruar se ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme. Në videon e postuar, ish-banorja e “Big Brother VIP” shfaqet e qetë dhe e sinqertë, teksa tregon se ndërhyrja që ka kryer nuk ka qenë estetike, por shëndetësore.
“Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë,” – shprehet ajo.
Efi theksoi se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze apo shqetësuese, por një procedurë mjekësore që e ka detyruar të ndalojë për pak ditë. Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:
“Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten.”
Ky reagim i saj është pritur me shumë komente pozitive dhe urime për shërim të shpejtë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për transparencën dhe për mënyrën si e ka shfrytëzuar momentin për të dhënë një mesazh njerëzor.