Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të reja nga grabitja e armatosur që ndodhi para dy ditësh në Ferizaj, në afërsi të pikës së një kompanie karburantesh, në bankomatet që ndodhen aty.
Në videot e publikuara në TikTok, shihen personat e armatosur duke vendosur eksploziv pranë bankomatit.
@ajeshqiptar Pamje nga grabitja e Armatosur ne Ferizaj #ferizaj05 ##kosova##ferizaj##hib##prishtinacity##prishtina##shqip ♬ original sound – Gjithçka n’Kosovë ??
Nga hetimet e para, hetuesit kanë mësuar se synimi i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj.
“Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrijnë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”, njoftoi policia e Kosovës.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, “grabitje e armatosur e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.?
Kujtojmë se, dy ditë më parë, dy zyrtarë të Policisë së Kosovës u sulmuan në Ferizaj nga katër persona që po tentonin të kryenin grabitje në disa bankomate në autostradën Ferizaj-Prishtinë.
Armë AK-47 u përdorën për të kryer sulmin në drejtim të patrullës policore, e dyshimet e para thonë se katër të dyshuarit që ishin të pajisur me armë të rënda, ikën nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur me një veturë karavan, ngjyrë e zezë.
Të dyshuarit ende nuk janë gjetur, e hetuesit policorë janë duke vazhduar punën për identifikimin e kapjen e tyre. E gjithë ngjarja ndodhi më 3 nëntor rreth orës 4:50 të mëngjesit.