Një person u vra sot në mesditë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se ka mbetur i plagosur edhe Adriatik Cama, ish-prokuror. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riu Klodian Rasha.
Një ditë më parë prokuroria kërkoi 13.4 vite burg për policin Nevaldo Hajdaraj. /albeu.com/