Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandain e parë të targave të personalizuara.
“Çekiçi goditi tryezën në orën 15:00, në kapanonin tonë në Fushë-Prezë duke nisur kështu Ankandin e parë të Targave të Personalizuara!
Një atmosferë tërësisht automotive mirëpriti shërbimin tonë më të ri, risinë e Ankandit, për një standard krejt të lartë transparence në blerjen e kombinimit të preferuar, duke nisur ndërtimin e një kulture të ndershme tregëtimi, përkundër sjelljeve të së shkuarës së nënbanakut e rryshfetit!
Mes brohoritjesh, tabelash që ulen dhe ngrihen për të ofertuar vlerën më të lartë, u shpallën fituesit e targave të para me ankand.
Të gjithë janë kurioz të dinë se cila është targa më e lakmuar dhe e paguar më shtrenjtë Targa “ZZ77ZZ me disa ofertues u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7 dhe targa ‘1K1NG’!
Mirë u takofshim në ankandin e radhës, që tashmë do të jetë format pune i shpeshtë, për ato targa që kanë potencial oferte të gjerë! Deri atëherë, kombinoni bukur dhe shprehni imagjinatën tuaj me 5-6-7 karaktere platformën online:
Në këtë link do të gjeni edhe videon shpjeguese: https://we.tl/t-x096FY7EFR
Shënim:
Për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*; ndërsa kjo vlerë për motomjetet është 6,700 Lekë.
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore.
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë.