Ky është çifti që u qëllua me breshëri automatiku një natë më parë në Tiranë

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, Tiranë. Preng dhe Antoneta Paluca u qëlluan me armë zjarri mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të banesës së tyre në rrugën “Kosova” në Kamëz.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person, emrin e të cilit policia nuk e ka bërë me dije ende, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Preng Paluca dhe rastësisht ka qëlluar edhe bashkëshorten e Palucës.

Shënjestra e atentatit ka qenë 55-vjeçari Preng Paluca i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Deri më tani policia nuk e ka identifikuar dhe kapur autorin. /albeu.com/


Shtuar 8.08.2021 11:31