Ky është 61-vjeçarit Menduh Uldeda, i cili u vra 5 vite më partë në mënyrë makabre për një borxh prej 1 milion lekë.
Trupi i 61-vjeçari u gjet i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.
Ndërkohë sot drejtori i policisë së Tiranës në një dalje për mediat ka thënë se është zbardhur ngjarja e rëndë dhe në pranga kanë rënë Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, si dhe u shpall në kërkim djali i kësaj të fundit.
Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 10 milionë lekë ndaj të dashurës Marjeta Karaj.
Kjo e fundit së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën.
Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.