Ky është 58-vjeçari që tentoi të grabiste me armë bankën në Tiranë, publikohen pamjet (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë.

Raportohet se autori është futur me një çantë në filialin e “FiBank”, ku brenda saj kishte kallashin.

Sapo ka hyrë brenda, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Menjëherë te arka, Bardhyl Fusha, ka arritur që të marrë shumat e parave ndërkohë ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë.

Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin, duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu, ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit.

Pas kontrolleve në çantën në fjalë, u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

 


Shtuar 12.02.2026 13:23