Ky është 43-vjeçari që humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike

Ditën e djeshme, një 43-vjeçar në Lezhë humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Personi që shihni në këtë foto, është 43-vjeçari Vladimir Muhja, i cili humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi, teksa Muhja ishte duke levizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.

Lidhur me rastin, OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

Muhja banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.


Shtuar 24.04.2024 09:14