Ky është 31-vjeçari që humbi jetën nga atentati në Shkodër

Këtë të hënë, Shkodra u trondit nga një tjetër atentat, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja.

Kujtomë që tre ditë më parë, u ekzekutua edhe Kristian Kola 34-vjeç.

Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, mbeti i vdekur pas të shtënave me armë mëngjesin në Shkodër.

Kraja ndodhej në një lokal pranë bashkisë në prani të Erogen Vasos, për të cilin ai punonte si truprojë dhe mikut të tij, Armando Pali, i cili po ashtu mbeti i vdekur në vendngjarje.

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç, ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.

Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.

Në pranga u vu autori i dyshuar Ragip Gila, 29-vjeç. Në momentin kur qëlloi drejt lokalit, i riu ka qenë me një motor të zi, ndërsa dyshohet se ka vepruar i vetëm.

Pasi ka derdhur breshërinë e plumbave, autori është larguar me motor, të cilin më pas e ka braktisur.

Nën kërcënimin e armës, ka grabitur një mjet tip “BMW” ngjyrë gri dhe është larguar.


Shtuar 8.09.2025 12:52