Një tjetër aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Shqipëri. Pas aksidentit tragjik në Kukës ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos pasi makina u batua në rrugë për shkak të motit të keq, një tjetër aksident ndodhi në askin Fier-Seman.
Elidon Kulla ëhstë 29-vjeçari i cili humbi jetën në këtë aksident, pasi makina humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
