Mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Shkodrës është paraqitur me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, 28-vjeçari Edis Reçi.
Fotoja që shihni më poshtë është e të plagosurit, i cili ka marr një plumb në gjurin e djathtë.
Ngjarja e sotme mbetet misterioze, por ajo që dihet deri më tani është se ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash të Shkodrës.
Rezulton se i riu nuk është person problematik apo të ketë patur probleme me drejtësinë.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pritet që 28-vjeçari të japë dëshminë e tij.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com