Kuvendi voton për imunitetin e saj, Balluku refuzon të flasë, nuk paraqitet në seancën plenare

Ditën e sotme, në seancën plenare pritet të votohet imuniteti i Belinda Ballukut, ku do të hidhen në votim dy raporte, një nga pakica parlamentare dhe një nga shumica.

Para se të niste leximi i raporteve, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, sipas rregullores tha se fjalën e merr Belinda Balluku, për të shprehur qëndrimin e saj para deputetëve.

Por më pas ai sqaroi se nuk ka një kërkesë nga Balluku për të folur.


Shtuar 12.03.2026 10:23