Kuvendi sot në seancë, Bardhi kërkesë Nikollës: Komisioni i reformës zgjedhore të futet në rendin e ditës

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë  ndërsa në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Ndonëse Lulzim Basha e ka shkarkuar, Bardhi në cilësinë e kreut të grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn e Bashës dhe të vendosë Oerd Bylykbashin.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Gazmend Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.


Shtuar 21.09.2023 09:15