Kuvendi përjashtoi 2 deputetët e PD, Bardhi: Mazhoranca reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin disajavor të deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Kuvendit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi theksoi se është një akt armiqësor ndaj opozitës, pasi vetë mazhoranca po krijon qëllimisht një klimë tensioni.

Bardhi shprehet se, armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi, por është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Më tej, Bardhi nënvizon se mazhoranca po reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.

Të lidhura

None found

Postimi i Bardhit:

OPOZITA NË SHËNJESTËR!

Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.

Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një jpraktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend

Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.

Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.

Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë.


Shtuar 7.04.2026 22:53

Tags: , , ,