Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Tensionet nisën, pasi kryedemokrati Sali Berisha, shkoi në foltoren e Kuvendit për të mbajtur fjalën.
“Të tregojmë që jemi të respektueshëm karshi rregullores”, tha deputeti i PS, Vasil Llajo, i cili hapi seancën pas refuzimit të Sali Berishës për të drejtuar Kuvendin si ligjvënësi më i vjetër.
Ndërsa Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se: “Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bahri Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk lexoi pra emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, PS-së, por vetëm prestanomet. Lexoi Lubi Ballukun, mbi të cilën…”, tha Berisha.
Por fjala e tij u ndërpre pasi Taulant Balla urdhëroi drejtuesin e seancës, Vasil Llajo që t’i ndërpriste fjalën.