Kuvendi në seancë plenare, votohet “Bordi i Paqes”

Mëngjesin e kësaj të enjte, në seancë plenare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Në urdhrin për thirrjen e seancës nga Niko Peleshi, thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash, ndërkohë që pavarësisht kundërshtimit për mënyrën se si po miratohet marrëveshja, pala demokrate pritet të votojë pro.

Ndërkohë sipas marrëveshjes së miratuar nga Këshilli i Ministrave, bërja palë në këtë Kartë, që themelon Bordin e Paqes, do të shoqërohet me efekte financiare për Republikën e Shqipërisë, që do të derdhen në formën e kontributit vullnetar nga çdo shtet anëtar, kosto këto që nuk janë parashikuar në këtë moment.


Shtuar 22.01.2026 10:43