Këtë të enjte, Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’.
Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Ka qenë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka votuar kundër shtyrjes së afatit.
Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u shty deri më 22 tetor 2024.
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.